Telegrafi

Pique: Spanja përfitoi nga Barca

Gerard Pique insiston se është nder që të përfaqësohet Spanja, por nuk beson se kombëtarja e tyre do të kishte sukses pa Barcelonën e Pep Guardiolas.

Pique i cili njihet si avokat i pavarësisë së Katalunisë, ka thënë se Barca ka kontribouar shumë për Spanjën.

“Nuk do të bëja politikë me Sportin, është nder të luaj për Spanjën. Barcelona është simbol i Katalunisë”.

“Kur Guardiola erdhi në pankinën e Barcës, ne kemi pasur sukses të paprecedent me kombëtaren dhe Spanja përfitoi prej kësaj”.

“Unë kam mësuar aspektin teknik te Barcelona, por mbrojtës jam bërë te Manchester United”, potencoi Pique. /Telegrafi/