Site icon Telegrafi

Pique “magjik” në paraqitjen e 100-të, kapi zogun dhe e liroi atë

Gerard Pique po zhvillon ndaj Iranit paraqitjen jubilare, atë të 100-të në fanellën e kombëtares spanjolle.

Superylli i Barcelonës sigurisht se ka startuar takimin i cili po zhvillohet në Kazan.

Përballja kruciale për Spanjën dhe jubilare për Piquen nuk kaloi pa një moment pikant.

Pak momente para fillimit të takimit ai kapi një zog në fushë, të cilin më pas natyrisht që e liroi.

Ky veprim ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe komentet ishin nga më të ndryshmet.

“Pique bëri magji ‘live’ në fushë”, shkruan një adhuruese e Spanjës në Twitter.

Të njëjtin veprim në mes të lojës është parë duke e bërë edhe Isco. Mesfushori kapi zogun e vogël dhe e largoi jashtë vijave kufizuese të fushës.

https://twitter.com/_RIZmadridista/status/1009508468787515392

Duket Kazani është një zonë e populluar me zogj, që ka bërë që ata të jenë prezent në stadium për ndeshjen mes Iranit dhe Spanjës, pjesa e parë e të cilës ndeshje të Grupit B përfundoi pa gola. /Telegrafi/

Exit mobile version