Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se nuk është e drejtë që me anë të hedhjes së monedhës të përcaktohet se kush do të gjuajë penalltinë e parë, duke pasur parasysh që ata që gjuajnë të parët zakonisht fitojnë.
Italia rezervoi një vend në finalen e Euro 2020, duke mundur Spanjën me penallti në gjysmëfinalen e zhvilluar në Stadiumin Wembley në Londër.
Federico Chiesa zhbllokoi rezultatin duke e çuar Italinë në epërsi 1-0, por Alvaro Morata barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 80-të, duke dërguar ndeshjen në kohën shtesë dhe më pas në penallti.
Italia gjuajti e para me Manuel Locatellin, i cili humbi penalltinë e tij, por, për fat të mirë për Azzurrët, Dani Olmo dërgoi goditjen e tij mbi traversë.
Sidoqoftë, mbrojtësi i Barcelonës, Pique beson se Italia kishte epërsinë ndaj kombëtares La Roja pasi ata gjuajtën të parët, duke fituar shortin në hedhjen e monedhës.
No es casualidad que las cuatro tandas que ha habido tanto en la @EURO2020 como en la @CopaAmerica haya ganado el equipo que primero tira. Las estadísticas dicen que el primero tiene más opciones y en un torneo así no me parece justo que un sorteo haga que empieces con desventaja
— Gerard Piqué (@3gerardpique) July 6, 2021
“Nuk është rastësi që në katër ndeshje në Euro 2020 dhe Copa America fituan skuadrat që gjuajtën të parat penalltitë”.
“Statistikat thonë se kush gjuan i pari ka më shumë mundësi dhe në një turne si ky, nuk më duket e drejtë që një hedhje monedhe të bën të fillosh me një disavantazh”, shkroi Pique në Twitter.
Morata humbi penalltinë vendimtare për Spanjën, ndërsa Jorginho ishte kirurgjikal nga vendi dhe dërgoi Azzurrët në finalen e madhe.
Në finale, Italia do të përballet me Anglinë ose Danimarkën në Stadiumin Wembley të dielën më 11 korrik. /Telegrafi/