Telegrafi

Pinterest lufton për pozitën e dytë në rrjetet sociale!

Një studim i Pew Research Center ka zbuluar se 67 për qind e përdoruesve amerikan të internetit janë në Facebook, 16 për qind në Twitter dhe 15 për qind në Pinterest.

Edhe përkundër udhëheqjes së madhe nga Facebook, për Pinterest është një arritje e madhe të jetë vetëm 1 për qind prapa Twitter.

Rritja e Pinterest në 15 për qind është shumë domethënëse, pasi vetëm në gusht të vitit të kaluar rrjeti social merrte vetëm 12 për qind të tregut amerikan. Në vendin e katërt është Instagram me 13 për qind të përdoruesve amerikan të ciët e përdorin shërbimin. / Telegrafi /