Telegrafi

Pinnacle shpall turneun e radhës LAN të CS:GO

Pinnacle, në partneritet me Black Molly Entertainment, kanë shpallur LAN Kampionatin Pinnacle Cup.

Kampionati i radhës në CS:GO Pinnacle Cup do të zhvillohet LAN në qytetin Lund të Suedisë, duke filluar nga data 8 qershor dhe mbaron me 11 qershor.

Ngjarja e CS:GO do të përfshijë gjithsej tetë ekipe, tre prej të cilave kanë marrë tashmë ftesa për të garuar: Heroic , fanatic dhe Imperial.

Ndonëse lista e plotë e ekipeve nuk u publikua, organizatori i turneut tha se ekipet tjera do të shpallen në ditët e ardhshme.

Vlera e çmimeve e cila do të shpërndahet në këtë turne e arrin vlerën 226 mijë euro

Në njoftimin e tyre organizatorët treguan se dy kupa të tjera Pinnacle do të zhvillohen përpara turneut të planifikuar LAN, detaje të mëtejshme të të cilit priten të shpallen në të ardhmen e afërt.

/Telegrafi/