Telegrafi

Pinnacle Cup njofton turneun e radhës në CS:GO

Pinnacle ka njoftuar sezonin e pestë të Pinnacle Cup, turneut të CS:GO që do të mbahet online.

Ashtu si turnetë e mëparshëm të organizuar nga organizatori i turneut, Pinnacle Cup V do të përdorë edhe një herë një format me tre faza, me Play-in që do të fillojë përpara se gara të kalojë në fazën ‘Swiss’ dhe të përfundojë me Play-Off.

Ngjarja pritet të fillojë me datën 1 gusht me fazën Play-In.

Të ftuar për në fazën Play-Off janë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, së bashku me Astralis dhe Apeks.

Pinnacle Cup V do të ndajë çmime në vlerë prej 50.000 dollarësh për skuadrat pjesëmarrëse. /Telegrafi/