Kanë zbuluar, në fakt, që masa e caktuar e verës ndikon në tru dhe përmirëson aftësinë e kujtesës. Andaj, nëse jeni dehur, sigurisht do të mbani mend vallëzimin mbi tavolinë apo turpin që keni përjetuar kur jeni rrëzuar përtokë, sepse vera forcon kujtesën edhe në këto raste jo shumë të këndshme.
Mirëpo në kujtesë më të mirë do të ndikojë një apo dy gota verë, të cilat do të stimulojnë trurin.
“Mënyra më e mirë për të forcuar muskulin është që ta stimuloni. Mirëpo duhet të keni kujdes me masën e konsumuar”, ka tërhequr vëmendjen, Maggie Kalev, nga ekipi hulumtues, duke shtuar se, masat e vogla të alkoolit ndikojnë në kujtesën e gjërave neutrale, andaj më mirë do t’i mbani mend objektet.
Shkencëtarët nga The Scripps Research Institute në La Jolla të Kalifornisë kanë arritur deri tek rezultatet e ndryshme nga këto, andaj ata pohojnë se, alkooli ndikon negativisht në kujtesën e detajeve, më shumë se në kujtesën e tërë ngjarjes. Andaj shumicës pas përgjumjes nga të pirit iu kujtohet argëtimi, por në asnjë mënyrë nuk mund t’u kujtohen detajet.