Përgatitja:
Së pari iu duhet oriz, ujë i pastër dhe një tas, transmeton Telegrafi.
Orizin e zieni, dhe pasi të jetë gatuar mirë, e filtroni ujin në një tas tjetër dhe duke pasur kujdes që nuk po lini oriz në ujë.
Pasi të ftohet, uji i orizit është i gatshëm për konsumim.
Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell uji i orizit:
Është burim i mirë i energjisë
Është i pasur me karbohidrate dhe kjo do të thotë shumë energji!
Trupit të njeriut i duhen karbohidratet për energji, prandaj një gotë me ujë orizi në mëngjes është mënyrë e mirë për të filluar ditën.
Posa ta pini, nuk do të ndiheni të lodhur apo pa energji.
Parandalon kapsllëkun
Uji i orizit është i pasur me fibra dhe motivon zhvillimin e baktereve të mira në stomak.
Parandalon dehidratimin
Gjatë ditëve të verës humbim shumë ujë për shkak të djersitjes, prandaj uji i orizit është mënyra e përsosur për të parandaluar dehidratimin dhe humbjen e lëndëve ushqyese. /Telegrafi/