Site icon Telegrafi

Pini tre filxhanë çaj në ditë

Çdo e treta femër, e cila kishte marrë pjesë në këtë studim, kishte pasur një pllakë të rrezikshme yndyrore në arterien e qafës, nga këto pllaka zhvillohet dëmtimi i enës së gjakut, i njohur si arterosklerozë.

Pjesëmarrësit në studim ishin të moshës mesatare mbi 70 vjet, ndërsa kishte dy herë më shumë femra se meshkuj. Madhësia e pllakës yndyrore të pranishme në arteriet pjesëmarrësve ishte caktuar me anë të ultrazërit.

Rezultatet kanë treguar se meshkujt, nuk kishin dobi të ngjashme me femrat nga pirja e çajit. Kjo shpjegohet me anë të një teorie, sipas së cilës komponentët e pranishëm në çaj kanë mundësi që ta zëvendësojnë hormonin e estrogjenit, ndërsa ky hormon i mbron femrat nga sëmundjet kardiovaskulare.

Exit mobile version