Telegrafi

Pingpongistët e Kosovës synojnë medalje në Kampionatin Ballkanik

Pas vështirësive për marrjen e vizave, nesër (e martë) pingpongistët do të nisen për në Zenicë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinj, duke shpresuar në rezultate të mira, e posaçërisht në formën e mirë të Fatih Karabaxhakut dhe Kreshnik Mahmutit.

Në qendrën sportive “Husejin Smajlovic” në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës do të mbahet Kampionati i 26-te Ballkanik për të rinjtë (06-10/06 2018) – për moshat U15 dhe U18.

FPPK ka bërë të ditur se Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:

A. Junior
1. Kreshnik Mahmuti (Lidhja e Prizrenit)
2. Donat Sinani (Hasan Prishtina) dhe
3. Shend Raskova (Shkolla)
Trajner Ylli Maloku

B. Juniore
1. Alma Mehmeti, (Drita)
2. Bleona Mehmeti, (Drita)
3. Lorena Elshani (Shkolla)
Trajner Jeton Azizi

C. Kadet
1. Fatih Karabaxhaku, (Lidhja e Prizrenit)
2. Blendi Hajdari (Lidhja e Prizrenit) dhe
3. Sylejman Qerkini (Ahmet Hoxha),
Trajner Ylli Bislimi

D. Kadete
1. Shega Hashani (Ahmet Hoxha)
2. Jerina Rexhepi (Ahmet Hoxha)
Trajner Linda Zeqiri

Gjyqtarë
• Bashkim Gashi
• Isak Maxhera

Udhëheqës i ekipit
• Ridvan Hashani

Kampionati Ballkanik do të organizohet në shtatë disiplina në dy kategori, U15 dhe U18, për të dy gjinitë. Disiplinat që do të zhvillohen janë: garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe çifte te përziera.

Përveç garave sportive do të ketë edhe takime të ndryshme, në të cilat Kosovën do e përfaqësojë anëtari i bordit të Federatës se Pingpongut të Kosovës, Ridvan Hashani.