Sot (e diel) në Palestrën Sezai Surroi në Prizren, u zhvillua turneu tradicional “Lidhja e Prizrenit. Morën pjesë mbi 90 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria. Garat u zhvilluan në fazën e grupeve në 16 grupe nga tre e katër lojtarë, ku fituesit e grupeve u renditën në fazën e dytë të skeletit kryesor ku ishin duke pritur 32 lojtarët më të mire të Kosovës.
Në konkurrencën e femrave dominuan lojtaret nga Shqipëria, përkatësisht nga Durrësi. Në gjysmëfinalen e pare u takuan Samanta Agolli dhe Gabriela Danglli, e fitorja ia takoi Agollit me rezultatin e ngushtë 3-2 në sete. Në gjysmëfinalen e dytë, Liridona Rexha e Durrësit e mundi Iliriana Halitin me 3-0 në sete. Në finale, Rexhaj, nuk lejoi befasi dhe me meritë e fitoi trofeun e Prizrenit.
Te djemtë, me gjithë mungesën e katër të parëve nga Ranglista, nuk mungoi cilësia dhe rivaliteti. Përveç lojtarëve nga Kosova cilësisë i kontribuuan edhe dyshja nga Shqipëria Ilir Shabanaj dhe Sadush Tosuni. Mungesën e konkurrentëve kryesorë e shfrytëzuan më së miri Blendi Hajdari dhe Berkan Bajmak që u renditën në gjysmëfinale. Blendi u mund nga Baton Çitaku me 3-0 në sete, kurse Bajmak me rezultati ne njëjtë u mund nga Ilir Shabanaj.
Finalja doli të jetë shumë e bukur dhe cilësore ndërmjet dy lojtarëve mëngjarash, Shabanajt nga Berati dhe Çitakut nga Prishtina. Batoni ishte në epërsi me 2-1 në sete dhe dukej se do ta fitojë finale, megjithatë Iliri së pari e barazoi rezultatin në 2-2 dhe në saje të përvojës së tij arriti të triumfojë me rezultatin përfundimtar 3-2 në sete.
Renditja:
1. Liridona Rexhaj
2. Samanta Agolli
3. Gabriella Danglli
3. Iliriana Haliti
1. Ilir shabanaj
2. Baton çitaku
3. Blend Hajdari
3. Berkan Bajmak