Delegacioni i Kosovës ka udhëtuar sot (e shtunë) për Budapest të Hungarisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Individual Botërorë për Seniorë, pas një ‘beteje’ me shkresa për shkak të mos lejimit të pjesëmarrjes së Kosovës me flamurin shtetëror në Kampionatin Individual Evropian në Alicante të Spanjës që ka qenë kriter për pjesëmarrje në Botëror.
Pas insistimeve të vazhdueshme të kryetarit të FPPK-së dhe takimeve të tij me udhëheqësit e ITTF dhe ETTU-së, në shenjë kërkimfaljeje për dështimin e trajtimit si anëtar i barabartë, Kosovës i lejohet të marrë pjesë në WTTC në Budapest si dhe i jepet e ftesa Fatih Karabaxhakut për në Lojërat Olimpike Evropiane që do të mbahen në Minsk.
“Edhe një herë FPPK dëshmohet për përkushtimin për të ngritur sportin kosovar në përgjithësi e pingpongut në veçanti në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FPPK-së.
Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:
Lojtarë: Linda Zeqiri, Iliriana Haliti, Fatih Krabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti;
Trajner: Yll Bislimi
Delegat: Nehat Çitaku