Niloofar Rahmani ka një detyrë të rrezikshme: ajo është e para pilote e ushtrisë afgane që pas rrëzimit nga pushteti të talibanëve në vitin 2001.
Për kurajën e saj, ajo është nderuar nga Ministria e Jashtme amerikane me çmimin “International Women of Courage Award”.
Ajo thotë se ka ëndërruar të fluturojë që e vogël.
Pasi mësoi anglisht dhe mbaroi shkollën, tani ajo ka hyrë në mision.
Talibanët janë tërbuar nga ky lajm. /mapo.al/