Telegrafi

Pilotja e aeroplanit të rrëzuar në Nepal dyshohet se ka humbur jetën – 17 vite më parë të njëjtin fat e pat bashkëshorti i saj

Të paktën 70 persona humbën jetën, kurse zyrtarët përgjegjës kanë frikë se që të gjithë 72 personat që udhëtonin me aeroplan, humbën jetën në aksidentin më të rëndë ajror në Nepal që nga viti 1992.

Në mesin të vdekurve është edhe pilotja Anju Khatiwada, 44-vjeçe, bashkëshorti i të cilës gjithashtu ndërroi jetë në një aksident ajror që ndodhi 17 vite më parë. Khatiwada i ishte bashkuar aviokompanisë së Nepalit Yeti Arilines në vitin 2010.

Ndërkaq bashkëshorti i saj Dipak Pokhrel humbi jetën në vitin 2006, nga rrëzimi i një aeroplani që ishte planifikuar të zbret në pistë pak minuta para se të ndodhte më e keqja.

Orët për të pilotuar Khatiwada i kishte paguar nga paratë e sigurimit që i mori me rastin e vdekjes së bashkëshortit, e këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i aviokompanisë Sudardhan Bartaula.

Aeroplani i Yeti Airlines, brenda të cilit gjendej Khatiwada po fluturonte nga Katmandu drejt Pokharas, në afërsi të vendit që konsiderohet si ekspedita më interesante në alpet Annapurn. Khatiwada kishte më shumë se 6400 orë fluturime, dhe tashmë kishte realizuar disa fluturime në këtë destinacion.

E kufoma e kapitenit që kishte mbi 22 mijë orë fluturim, është gjetur dhe identifikuar. Mbetjet e Khatiwadas akoma nuk janë identifikuar, por ekziston frika se ajo ka vdekur.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy kutitë e zeza të aeroplanit komercial, që u rrëzua pak para se të ateronte. Të dhënat e kutive që regjistrojnë informacione të fluturimet dhe regjistron bisedat nga kabina e pilotit, mund të jenë ndihmë e madhe gjatë hetimeve. /Telegrafi/