Piloti është i vetmi i mbijetuar pasi një aeroplan vendas me 19 persona “rrëshqiti nga pista dhe u rrëzua” menjëherë pas ngritjes në Nepal.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani po transportonte dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë në qytetin e Pokhara për kontrolle të mirëmbajtjes, tha shefi i sigurisë së aeroportit Arjun Chand Thakuri.
Shocking footage of #Saurya #Airlines flight crash today at #TIA, Kathmandu. The flight, bound for Pokhara, experienced a runway excursion, leading to a tragic accident. Nineteen people, including crew members, were on board. As per preliminary media reports, the plane flipped… pic.twitter.com/nDuTwEl4dx
— Niraj B (@NirajNPL) July 24, 2024
Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit ka thënë se aeroplani i Saurya Airlines ishte ngritur rreth orës 11:10 të mëngjesit me kohën lokale nga Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan në kryeqytetin Katmandu.
Aeroplani ishte në ajër kur u kthye djathtas dhe u rrëzua në pjesën lindore të aeroportit, shtohet deklarata.
Video shows moment of plane crash in Nepal's Kathmandu.
18 people have died as the plane skid off the runway.#Nepal #PlaneCrash pic.twitter.com/YIviYnyz3o
— Vani Mehrotra (@vani_mehrotra) July 24, 2024
Piloti u dërgua në spitalin e Kolegjit Mjekësor të Katmandu me lëndime në sy, por gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën, ka thënë një mjek në spital.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen.
2024-07-24: Saurya Airlines CRJ-200 had crashed on take-off at Kathmandu-Tribhuvan Intl Airport(VNKT), Nepal with 19 people on board. The flight was bound for Pokhara. More to come.. pic.twitter.com/mKZ0gql4sY
— JACDEC (@JacdecNew) July 24, 2024
Është sezoni i shirave sezonale në Katmandu, por nuk binte shi në momentin e përplasjes. Megjithatë, dukshmëria ishte e ulët në të gjithë kryeqytetin.
Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan, aeroporti kryesor në Nepal për fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme, u mbyll përkohësisht pas aksidentit, por që atëherë është rihapur, tha një zyrtar.
Nepali është kritikuar për një rekord të dobët të sigurisë ajrore dhe incidenti më vdekjeprurës ndodhi në vitin 1992, kur një Airbus i Pakistanit International Airlines u rrëzua në një kodër ndërsa po i afrohej Katmandu, duke vrarë 167 njerëz. /Telegrafi/