Piloti i avionit të vogël që u zhduk në ngushticën e La Manche e ku udhëtonte sulmuesi i sapo blerë nga Cardiffi, Emiliano Sala, nuk ishte i autorizuar për të transportuar pasagjerë me pagesë.
Këtë detaj mjaft të rëndësishëm e zbulon e përditshmja britanike “The Sun”.
Gjithmonë sipas gazetës, 59-vjeçari David Ibbotson nuk kishte licencë për pilotim privat, referuar regjistrit të Federal Aviation Agency (FAA).
Me llojin e lejes që zotëronte nuk mund të transportonte pasagjerë me pagesë.
Për ta pasur këtë licencë duhet të kryesh orë të tëra eksperience në fluturim.
“Nuk mund të konfirmojmë se ç’lloj licence kishte marrë David Ibbotson, këto detaje do të ekzaminohen në kontekstin e një hetimi të ardhshëm mbi aksidentin”, është shprehur Autoriteti Britanik i Aviacionit.
Lojtari është zhdukur të hënën duke e tronditur botën e futbollit. /Telegrafi/