Site icon Telegrafi

Piloti gjerman publikon pamje të rralla të aterrimit të aeroplanit në pistën e shkurtër të aeroportit në Bosnje

Një video nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës u shpërnda së fundmi në llogarinë e Instagramit të Skywise747.

Bëhet fjalë për llogarinë e pilotit gjerman Sebastian, i cili punon në kompaninë ajrore Lufthansa, i cili ndan çdo ditë përmbajtje interesante nga puna.

“Afrimi dhe ulja në aeroportin e Sarajevës. Kjo është me të vërtetë një sfidë që kërkon udhëzime dhe përgatitje të plotë”, ka shkruar ai në Instagram.

“Male në tre anët e aeroportit, stuhi të shpeshta dhe gati gjithmonë erëra të fuqishme gjatë aterrimit në një pistë mjaft të shkurtër. Duhet të dini se ku të shkoni në çdo moment të afrimit, veçanërisht në rast të një dështimi të motorit në distancë”, tha ky pilot.

Kujtojmë se ndonëse udhëtimi ajror konsiderohet si forma më e sigurt e transportit, ka qenë aeroplani i kompanisë Lufthansa që ka pësuar një dështim të motorit teksa fluturonte në lartësinë 11 mijë metra mbi Bosnje dhe Hercegovinë, dhe për pasojë është dashur të bëjë një ulje emergjente në Zagreb. /Telegrafi/

Exit mobile version