Kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku do të jetë mikpritës i garës së Formula 1.
Sot janë zhvilluar garat e provave të lira, ku u shkaktua një aksident me rastin e përplasjes për barriera të një piloti.
Por, fatmirësisht Sergio Perez është larguar pa u dëmtuar pas një përplasje të keqe në Grand Prix të Azerbajxhanit, transmeton Telegrafi.
Meksikani pësoi aksident në pistën e qytetit të Bakus me rastin kur rrotat e pasme të bolidit u përplasën për barrierat.
Pilotin e bolidit Force India do ta shohim nesër në garat kualifikuese ndërsa të dielën besohet se do të jetë edhe në garën zyrtare. /Telegrafi/
https://youtu.be/jCL-rBQUCog