Site icon Telegrafi

Piloti i dytë e anuloi në fund fluturimin me Sala, tani konfirmon se është gjallë – Konfirmimi i tij ngjallë shumë pyetje

Piloti Dave Henderson ishte njëri nga tre personat që ishin gati për fluturim, por në fund ky kishte anuluar fluturimin dhe tani ka konfirmuar se është gjallë. 

Policia e Guernsey njoftoi këtë mëngjes se kanë rifilluar kërkimet për të gjetur aeroplanin në të cilin natën e së hënës po udhëtonte Emiliano Sala, ku kërkimet do të kryhen në disa zona të caktuara nga autoritetet e kërkim-shpëtimit.

Shpresat për të gjetur të gjallë sulmuesin argjentinas dhe pilotin David Ibbotson po humbin, por është ngritur një pyetje shqetësuese për mos-praninë e një piloti tjetër në aeroplan.

Lexo po ashtu Rifillojnë kërkimet për gjetjen e Sala, konfirmon policia e Guernsey

Sipas gazetës së njohur franceze Ouest France, ishin tre persona që kanë kaluar kontrollet e aeroportit në lidhje me fluturimin në fjalë.

Përveç Salas, pilotit Dave Ibbotsonit, personi i tretë thuhet se ishte një tjetër pilot.

Bëhet fjalë për Dave Henderson, i cili kishte eksperiencë të madhe në drejtimin e llojit Piper PA-46-310P Malibu, por që në fund vendosi të mos marrë pjesë në këtë udhëtim.

Në informacionet e para të mediave rezultoi se ai ishte piloti i zhdukur së bashku me Sala, por ai ka reaguar në rrejte sociale duke mohuar këto lajme.

“Në kundërshtim me atë që thonë gazetat, unë nuk kam vdekur”, ka shkruar Henderson në profilin e tij në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Emiliano Sala, sulmuesi që luftoi për ëndrrat e tij, tani i zhdukur në brigjet e Anglisë
Lexo po ashtu Audio-mesazhi i Sala dërguar miqve: Jam në një aeroplan që po shkatërrohet, kam frikë

Pas këtij postimi kanë ardhur edhe reagime të ndryshime nga tifozët dhe njerëz të futbollit, duke pyetur  Përse ndryshoi mendje në fund të fluturimit?

A i kuptoi ai kushtet e këqija të aeroplanit apo motit? Pse la në drejtim një pilot pa eksperiencë me të tillë avion dhe vetë nuk udhëtoi? – ishin disa nga pyetjet që kërkohen nga Henderson t’i përgjigjet. /Telegrafi/

Exit mobile version