Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nga sot, në çdo pjesë të qytetit do ta prezantojë programin qeverisës për mandatin tonë të radhës në Prishtinë, program ky i ndarë në 10 fusha me 100 zotime.
Qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi t’i takojnë kandidatët tanë për asamble komunale, dhe bashkë me ta t’i diskutojnë detajet e programit.
“Asambleistët tanë do të jenë krahu i Prishtinës. Është tepër e rëndësishme që karshi votës për kryetar të jetë edhe vota për asamble, për shkak se Kuvendi Komunal vendosë për gjëra të rëndësishme për jetën e qytetarëve”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti.