Telegrafi

Pikachu! Lojtari me emrin karakteristik i Vascos shënon pas gabimit trashanik të portierit në Copa Libertadores (Video)

Një gol tejet interesant është shënuar nga një lojtar me emër edhe më interesant.

Christian Munoz, oprtieri i skudrës Universidad De Concepcion nuk ishte në disponimin më të mirë.

Skuadra e tij u mposht 4-0 dhe ai i kontribuoi demolimit të skuadrës së tij.

Yago Pikachu shënoi golin e tretë të skuadrës braziliane pasi Munoz dështoi të kapë topin edhe pse pasimi ishte i lehtë.

Pasi e la topin të shkonte më tutje, Pikachu realizoi dhe e çoi skuadrën drejt një fitore komode.

Sigurisht se me këtë emër të këtij lojtari ju kujtohet Pokemon, filmi vizatimor i njohur që më vonë u shndërruae dhe në një videolojë.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 7 shkurt kur Universidad de Concepcion do të tentojë që të rikuperojë deficitin e golave. /Telegrafi/