Një gol tejet interesant është shënuar nga një lojtar me emër edhe më interesant.
Christian Munoz, oprtieri i skudrës Universidad De Concepcion nuk ishte në disponimin më të mirë.
Skuadra e tij u mposht 4-0 dhe ai i kontribuoi demolimit të skuadrës së tij.
Yago Pikachu shënoi golin e tretë të skuadrës braziliane pasi Munoz dështoi të kapë topin edhe pse pasimi ishte i lehtë.
https://www.youtube.com/watch?v=19_VVXP3jk4
Pasi e la topin të shkonte më tutje, Pikachu realizoi dhe e çoi skuadrën drejt një fitore komode.
Sigurisht se me këtë emër të këtij lojtari ju kujtohet Pokemon, filmi vizatimor i njohur që më vonë u shndërruae dhe në një videolojë.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 7 shkurt kur Universidad de Concepcion do të tentojë që të rikuperojë deficitin e golave. /Telegrafi/