Site icon Telegrafi

Pika G apo pika P?

Sipas shkencëtarëve italianë, ka femra të cilat thonë se e kanë vend përkatës indin e trashë të brendshëm vagjinal, por ka edhe të tilla, të cilat nuk janë të sigurta për ekzistimin e pikës G. E pazakonshme, por e vërtetë.

Pika G, në të vërtetë nuk është “pikë”
“Pika” për të cilët të gjithë flasin është pikërisht i tërë rajoni në murin e parë të vagjinës i cili me anë të stimulimit rritet, që do të thotë që paraloja ka rëndësi vendimtare. Sipas ekspertëve, në rast të mungesës së tendosjes seksuale, ky vend do të mbetet në madhësinë e kokrrës së bizeles dhe vetvetiu është e vështirë të arrihet orgazma.

Pika G apo pika P?
Një teori thotë se si Pika G është e ngjashme me prostatën e mashkullit, mirëpo meqë femrat nuk e kanë kromozomin Y, ato nuk kanë mundësi zhvillimi të saj. Për këtë arsye nëpërmjet evoluimit është zhvilluar grumbulli i tufave të vogla të qelizave të brendshme të cilat është e mundshme të stimulohen dhe në këtë mënyrë të nxitet erupsioni seksual. Pikërisht për këtë shkak ejakulimi femëror është i lidhur me pikën G dhe me stimulimin e gjëndrave të Skenevit.

A ndikon gjithmonë?
Stimulimi i vendit përkatës për disa femra është recetë e përsosur për arritjen e orgazmës, andaj duke u kombinuar me stimulimin e klitorisit mund të arrihet deri te kënaqësia e vërtetë seksuale. Dhe derisa disa kënaqen, të tjerat fatkeqësisht stimulimi i kësaj pike vetëm sa shkakton nxitje për të shkuar në tualet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version