Nga: Richard Wright (origjinali i kënduar nga Sinnead O’Connor, në albumin “Broken China”, 1996)
Përktheu: Agron Shala
Mund ta marr ose ta lë,
s’kam pse mërzitem
s’më duhet harta e gjithësisë,
që fotot tua ti var në të
Fshihesh diku, vdes diku
e pastaj ky mendim i kot
duke urryer më shumë, ti ndjen më shumë
dhe kështu veten ti e kurthon
Kurrë s’kanë me ta lehtësu
për këtë të jesh e sigurt
të përshëndes nga shkretëtira jote
do të rri brenda dhomës tënde
Nuk ka kafaz as burg
nuk kanë as gardh të lartë
ti vdes më shumë herë se secili
dhe ende s’ka vend ku të prehesh
Kurrë s’kanë me ta thjeshtësu
kjo vjen prej së larti poshtë
nuk kam komandë, as mbretëri sekrete
ëndërroj të jem në zemrën e dashurisë,
pjesë e dashurisë
Vë bast se mund ta fshehësh
por ky është veç një qorrsokak
si borë e bardhë të mbuloj
dhe pastaj të rikthej
Do të shohësh, ti ndjehesh, ndjehesh si flamur
e shpalosur dhe lehtas e valëvitur
e pastaj para syve që të hapen
sheh veten që kurrë s’e ke njohur
Kurrë s’kanë me ta lehtësu
për këtë të jesh e sigurt
ndihesh e lirë, e lumnuar
dhe përjetësisht e dashuruar