Site icon Telegrafi

Pije mrekullibërëse: ËSHTË E SIGURT që shkrin shtresat dhjamore, përgatiteni menjëherë!

Tani sapo nuk kanë filluar ditët e nxehta, mirëpo ne bëhemi të vetëdijshëm për pasojat e dimrit të gjatë dhe tepricës së kilogramëve...

Në vend të kësaj, mendoni se si t’i “maskoni” zonat problematike me ndihmën e rrobave, transmeton Telegrafi.

Ne po ju sjellim pijen perfekte, cila në kombinime me aktivitetet e rregullta fizike ndihmon në shkrirjen e shtresave dhjamore.

Përbërësit:

– një lugë e vogël uthull molle
–spec djegës të bluar sa mund të kapësh me një gisht
– lëng dhe lëvore të një limoni

Përgatitja:

Grijeni lëvoren e limonit dhe qitni në 240 ml ujë të vluar. Pas dhjetë minutave shtoni lëngun e limonit, uthullën e mollës dhe specin e bluar.

Përzieni para çdo gllënjke dhe e pini para dhe pas çdo racioni.

Speci i bluar ndihmon në tretjen e ushqimit, shpejton metabolizmin dhe stimulon djegien e yndyrës. Në të vërtetë, përbërja e saj, kapsaicina, stimulon sistemin nervor që të prodhojë nxehtësinë në organizmin, e cila nxit shpenzimin e shpejtë të kalorive.

Limoni përmban përbërjen e cila ngadalëson shtresimin e yndyrës, ndërkaq lëvorja e tij përmban polikosanol, përbërje e cila ndihmon djegien e yndyrës së shtresuar.

Uthulla e mollës, përkatësisht konsumimi i rregullt i saj në sasi të arsyeshme, ndihmon shpërbërjen e yndyrës në organizëm. /Telegrafi/

Exit mobile version