Site icon Telegrafi

Pije detoksi nga boronicat, banania dhe spinaqi

Kjo ‘smothie’ është më së miri të pihet në mëngjes në stomak të zbrazët, sepse është pastrues i shkëlqyeshëm i organizmit, përshpejton metabolizmin dhe forcon imunitetin.

Pak ushqim të shëndetshëm nuk është i tepërt, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 grusht boronica,
– 1 grusht spinaq,
– 1 banane,
– 1 copë e vogël xhenxhefil,
– 1 lugë fara liri,
– 2-3 kube akull.

Përgatitja:

1. Të gjithë përbërësit qitni nëblender dhe përzieni mirë. Për trazim të lehtë shtoni ndonjë lugë ujë.

2. Më mirë është ta pini menjëherë sapo ta përgatitni, madje në stomak të zbrazët.

/Telegrafi/

Exit mobile version