Pija shtëpiake që me siguri eliminon sekrecionin e mukozës nga i gjithë organizmi
Ditët e vjeshtës na kanë sjellë shumë infeksione bakteriale dhe virusale, që ka rezultuar me kollitje dhe teshtitje, transmeton Telegrafi.
Këto simptoma mund t’i zbusim me pijen shtëpiake e cila nxjerr sekrecionin nga trupi.
Ju nevojiten:
– 1 limon;
– 1 cm rrënjë rrike;
– 2 lugë mjaltë;
– 3 gota ujë.
Përgatitja:
Lani dhe pastroni rrikën dhe limonin. Limonin priteni në 4 pjesë dhe bluajeni, pastaj shtoni rrikën (Armoracia rusticana). Kur të gjitha t’i imtësoni shtoni ujin e nxehtë dhe mjaltin.
Qitni të gjitha në blender dhe bluani 20 sekonda.
Gjysmë gote e pini menjëherë, derisa është ende pija e nxehtë. Më vonë mbetjes shtoni pak ujë të nxehtë dhe e pini të gjithën.
Kjo pije efektin më të madh e jep në mëngjes. Pas kafes apo çajit pini gjysmë filxhani, ndërsa pas kafjallit pjesën e mbetur.
Rekomandohet ta pini këtë pije në çdo të dytën ditë gjatë një muaji.
Vërejtje: Nëse organizmi juaj nuk e përballon limonin apo rrikën, mos e përdorni këtë ilaç. /Telegrafi/