Nëse filloni të konsumoni këtë pije, me siguri shpejt do t’i shihni përparësitë e shumta
Në mjekësinë popullore kineze kanella zë vend të veçantë dhe konsiderohet njëri ndër përbërësit më të mirë nga natyra për ftohje dhe grip, transmeton Telegrafi.
Zakonisht përdoret në kombinim me çaj dhe me xhenxhefil të freskët.
Ndihmon në forcimin e imunitetit, mirëpo, krahas kësaj, lehtëson problemet me tretjen.
Prandaj, në mbrëmje, para se të flini gjumë, në 200 ml ujë të vluar qitni dy lugë të vogla kanellë dhe një lugë mjaltë.
Grini rreth një luge të vogël xhenxhefil dhe shtoni tri lugë lëng limoni dhe mbulojeni me pjatë të vogël.
Pas gjysmë ore pini gjysmën e kësaj pijeje, më së miri në mbrëmje para se të flini gjumë.
Pjesën tjetër pini në mëngjes, kur të zgjoheni, në lukth të zbrazët.
Provoni dhe me siguri do t’i shihni efektet! /Telegrafi/