Site icon Telegrafi

Picë me brumë shtëpie

Çdo moment dhe pa mundim mund të shijojmë picën tonë të preferuar të përgatitur me “teknikën tonë”.

Materialet për 8 persona

Për brumin
● 1/2 kg. miell
● 30 gr. tharmë birre
● 1 vezë
● 2 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 lugë gjelle qumësht
● 1 lugë ëmbëlsire sheqer
● 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.

Për mbushjen
● 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë
● ½ filxhan çaji salcë domateje
● 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore
● 8-10 sallam i prerë në forma rrethore
● ullinj të prerë në forma rrethore

Përgatitja


Stadi i parë
Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në ujë të vakët. (Fig. 1).

Stadi i dytë
Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë (Fig. 2) dhe më pas e lini për 15 minuta që të “shlodhet”, duke e mbuluar me pecetë.


Stadi i tretë
Pasi të kenë kaluar 15 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit të ullirit. (Fig. 3).

Stadi i katërt
Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.

Exit mobile version