Telegrafi

Piatek gjen golin e parë me Hertha Berlinin, por nuk mjafton

Krzysztof Piatek ka shënuar golin e parë në fanellën e Hertha Berlin prej se është transferuar nga Milani.

Sulmuesi polak kaloi tek klubi i Bundesligës, në një transferim që çuditi jo pak njohës të futbollit.

24 vjeçari ka arritur të shënojë golin e parë me Herthan, në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Schalke.

 

Pas pjesës së parë, Hertha po avancon 2-0, ku Piatek e shënoi golin e dytë të ndeshjes.

Në fund Schalke arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë dhe ta shënojë golin e fitore në kohën shtesë. /Telegrafi/