Ylli i Manchester Cityt, Kalvin Phillips, ka thënë se nuk kishte asnjë shans që ai të bashkohej me Manchester United.
Phillips iu bashkua Cityt nga klubi i fëmijërisë Leeds United këtë verë për një shumë mbi 50 milionë euro.
Man United ishte i lidhur fort me mesfushorin anglez, por ai kurrë nuk do të bashkohej me rivalin më të madh të Leeds.
“Jo, nuk kishte asnjë mundësi që unë të shkoja atje. Ju e dini besnikërinë time ndaj Leedsit, familjes sime gjithashtu, ata janë të gjithë tifozë të Leedsit”.
“Isha i nderuar nga United që më dëshironte, një skuadër kaq e madhe – një nga skuadrat më të mëdha në botë”.
“Por jo, më duhej të qëndroja besnik ndaj Leeds dhe të zgjidhja të shkoja në anën tjetër të Mançesterit”, ka thënë ai. /Telegrafi/