Telegrafi

Philippe Coutinho nuk mund ta vesh fanellën e Bayern Munich sikurse shokët e tij – ai vesh fanellë të fëmijëve që shiten në dyqane të klubit

Ata që shumë i kushtojnë vëmendje të veçantë ndeshjeve të Philippe Coutinhos te Bayern Munich sidomos në shtëpi, mund të kenë vërejtur diçka të veçantë në fanellën e tij.

Kjo pasi braziliani nuk mund të veshë fanellën origjinale të klubit në ditët e ndeshjes, që veshin zakonisht yjet e ekipit të parë në Allianz Arena, sepse ato nuk përshtaten.

Në vend të kësaj, Coutinho është dashur të veshë një fanellë kopje që tifozët e Bayernit mund ta blejnë nga dyqani i klubit në çdo ndeshje që ata luajnë në shtëpi.

Sipas faqes zyrtare të Bundesligës , ish-mesfushori i Liverpoolit, i cili i dobët dhe me peshë të vogël, po i duhet të vesh fanellë me përmasave të fëmijëve, në mënyrë që ajo t’i përshtatet sipas dëshirës së tij.

Adidasi furnizon Bayern Munichun me fanellat e tyre dhe ato nuk i bëjnë lojtarit.

Tifozët me sy të prehtë e kanë vë re se Coutinho kishte veshur një fanellë tjetër nga kolegët e ekipit.

Edhe në foto shihet qartë që Coutinho e ka fanellën ndryshime me shokun e skuadrës.

Pretendohet se edhe shoku i skuadrës së Coutinho, Joshua Kimmich ka pasur veshur një fanellë të tillë. /Telegrafi/