Ata që shumë i kushtojnë vëmendje të veçantë ndeshjeve të Philippe Coutinhos te Bayern Munich sidomos në shtëpi, mund të kenë vërejtur diçka të veçantë në fanellën e tij.
Kjo pasi braziliani nuk mund të veshë fanellën origjinale të klubit në ditët e ndeshjes, që veshin zakonisht yjet e ekipit të parë në Allianz Arena, sepse ato nuk përshtaten.
Në vend të kësaj, Coutinho është dashur të veshë një fanellë kopje që tifozët e Bayernit mund ta blejnë nga dyqani i klubit në çdo ndeshje që ata luajnë në shtëpi.
Sipas faqes zyrtare të Bundesligës , ish-mesfushori i Liverpoolit, i cili i dobët dhe me peshë të vogël, po i duhet të vesh fanellë me përmasave të fëmijëve, në mënyrë që ajo t’i përshtatet sipas dëshirës së tij.
Adidasi furnizon Bayern Munichun me fanellat e tyre dhe ato nuk i bëjnë lojtarit.
Tifozët me sy të prehtë e kanë vë re se Coutinho kishte veshur një fanellë tjetër nga kolegët e ekipit.
Edhe në foto shihet qartë që Coutinho e ka fanellën ndryshime me shokun e skuadrës.
Pretendohet se edhe shoku i skuadrës së Coutinho, Joshua Kimmich ka pasur veshur një fanellë të tillë. /Telegrafi/