Site icon Telegrafi

Pew: 7 për qind e amerikanëve e përdorin vetëm telefonin mobil për qasje në internet

Sondazhi i fundit i Pew Research Center vlerëson se 7 për qind e amerikanëve varet vetëm në telefonin e tyre për lidhje në internet, dhe nuk kanë alternativa tjera praktike.

Rreth 10 për qind e tyre e kanë një telefon të mençur, por nuk kanë lidhje të internetit në shtëpi, dhe 15 përqind kanë vetëm një numër të kufizuar të opsioneve për tu lidhur në internet, përtej telefonit të tyre mobil.

Afërsisht rreth 13 për qind e amerikanëve që fitojnë më pak se 30,000 dollarë në vit janë duke u mbështetur pothuajse ekskluzivisht në telefonat e tyre për qasje në internet, ndërsa vetëm 1 përqind e atyre që fitojnë mbi 75,000 dollarë në vit janë duke bërë të njëjtën gjë. (Telegrafi)
 

Exit mobile version