Telegrafi

Petkovic: Nuk merituam ta fitonim ndeshjen

Vladimir Petkovic (Foto: Getty Images)

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka shprehur zhgënjimin e tij pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror.

Përfaqësuesja ku luajnë futbollistët shqiptarë pësoi me rezultat 1-0 nga Suedia për t’u përshëndetur nga ‘Rusia 2018’ në 1/8 e finales.

Vladimir Petkovic (Foto: Getty Images)

“Jemi tejet të zhgënjyer, e gjithë skuadra është. Natyrisht se dëshironim më shumë. Por, njëkohësisht e urojmë ekipin e Suedisë, sepse e kanë bërë pikërisht atë për të cilën janë të mirë dhe ajo ka mjaftuar për të na mposhtur”.

“Pasi shënuan një gol, është shumë vështirë të thyhen. Është dashur të bënim më mirë, por ishim më skuadra më inferiore dhe jo aq të mirë për ta fituar ndeshjen”.

Lexo po ashtu Lajmet nga Kampionati Botëror

“Mungonte diçka në atë ndeshje nga ne, por në të gjitha takimet ku ka luajtur Suedia, kundërshtarët e kanë pasur të vështirë të zhvillojnë emocionet dhe momentet e nevojshme”.

Vladimir Petkovic (Foto: Getty Images)

“Në 10 apo 15 minutat e fundit, u përpoqëm të luanim me më shumë emocion dhe ishte më mirë, mendoj. Megjithatë, në fund nuk mjaftoi”, ka deklaruar Petkovic.

Në çerekfinale, Suedia do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Kolumbisë dhe Anglisë. /Telegrafi/