Kapiten në Evropian do të jetë Stephan Lichsteiner, zëvendëskapiten Valon Behrami dhe kapiteni i tretë Granit Xhaka.
Mungesa e Pajtim Kasamit në listën e Zvicrës ka shkaktuar shumë reagime në shtetin helvet. Mediat e Zvicrës janë habitur me vendimin e përzgjedhësit Vladimir Petkovic, i cili vendosi që të mos e ftojë futbollistin shqiptar, i cili ndihmoi Olympiacosin të fitojë titullin në Greqi, madje në kohë rekord.
Petkovic ka treguar arsyet që nuk e ka ftuar Kasamin “Kasami ka pasur pak probleme. Unë kam pasur nevojë për një lojtarë të veçantë. Kam shumë lojtarë që luajnë në pozitën e tij në mesfushë. Po ashtu kam edhe Fabian Frey dhe Denis Zakaria”.
Petkoviq gjithashtu ka bërë të ditur se kapiten në Evropian do të jetë Stephan Lichsteiner, zëvendëskapiten Valon Behrami dhe kapiteni i tretë Granit Xhaka, transmeton albinfo.
Ndeshja e parën Zvicra do ta ketë ndaj Shqipërisë më 11 qershor, derisa më pas luan me Rumaninë dhe në fund me Francën.