Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka folur për Italinë me respekt, pasi ata sipas tij janë ‘një nga favoritët për të fituar në Euro 2020’, por shtoi se skuadra e tij nuk duhet të ketë shumë respekt.
Ndeshja e dytë e Grupit A zhvillohet të mërkurën në ‘Stadio Olimpico’ në Romë nga ora 21:00.
Ky është një vend jo pak i njohur për Petkovicin, pasi ka drejtuar stolin e Lazios nga vitit 2012 deri në janar 2014, duke mposhtur Romën në finalen e Kupës së Italisë në vitin 2013.
“Është e mrekullueshme të kthehesh në Olimpico pas tetë vjetësh”.
“Ne do të luajmë futbollin tonë. Çdo kundërshtar duhet të trajtohet me respekt. Ne duhet të respektojmë Italinë, pasi ata janë një nga favoritët për të fituar turneun, por jo edhe shumë respekt. Është gjithashtu e rëndësishme të tregojmë cilësinë tonë, të befasojmë dhe mahnitim Italinë”.
Zvicra luajti baras 1-1 në ndeshjen e parë të Grupit A kundër Uellsit, ndërsa Italia mundi Turqinë 3-0.
“Ne duhet ta lëvizim topin më shpejt dhe të jemi më klinikë para portës, për të qenë më të fortë. Është mënyra e vetme që ne duhet ta bëjmë”.
“Italia do të ndihet entuziaste. Ne duhet të luajmë pa frikë, por me respekt”.
“Ne duhet të japim më të mirën tonë kundër ekipit më të fortë në grup”, ka thënë Petkovic. /Telegrafi/