Telegrafi

Pësuan humbje turpëruese në shtëpi, lideri i tifozëve zbret në fushë dhe i jep një mësim të mirë futbollistëve të skuadrës gjermane

Stadiumi ishte i stërmbushur pasi tifozët shpresonin se mund të merrnin një fitore për të ngjallur shpresat për mbijetesë.

Megjithatë kur kishin kaluar vetëm 29 minuta lojë Darmstadt ishte duke humbur me rezultat të thellë 0-5 para adhuruesve të vet nga Augsburg.

Në fund ndeshja përfundoi 6-0 në të mirë të ekipit mysafirë duke lënë të dëshpëruar tifozët e tyre.

Kjo humbje ishte e rëndë për gjithë klubin dhe tifozët që në fund të ndeshjes vërshëllyen futbollistët e tyre.

Por me kaq nuk mjaftoi, pasi pas ndeshjes, një nga drejtuesit e tifozëve zbriti nga tribuna dhe u dha lojtarëve dhe stafit trajner një mësim që ndoshta do ta mbajnë mend mirë.

Lideri i tifozëve nuk e fsheh dot zemërimin teksa gjëmonte dhe lojtarët vetëm në atë moment mund ta dëgjonin.

Video e tifozit në fjalë duke qortuar futbollistët dhe stafin është bërë virale në rrjet, derisa tifozi po kërkonte llogari nga ta për rezultatet e dobëta.

Meqë ra fjala, Darmstadt është aktualisht skuadra e fundit në kampionat dhe rrezikon të bjerë në Bundesliga 2. /Telegrafi/