Sulmuesi i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta ka thyer heshtjen pas një lëndimi serioz që pësoi në kupë ndaj Millëall.
26-vjeçari pësoi një ndërhyrje ‘horror’ nga portieri i Millëall, Liam Roberts në minutën e tetë të ndeshjes në fitoren e Crystal Palace me rezultat 3-1 në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup.
30-vjeçari në përpjekje për të larguar topin nga zona nuk ia doli ta bëjë këtë duke goditur kështu kokën e francezit.
Mateta më pas u trajtua në fushë nga stafi mjekësor i cili i dha atij oksigjen, para se të merrte rrugë për në spital me ambulancë.
Siç ka raportuar mediumi anglez BBC Sport, Mateta pritet që t’i nënshtrohet një operimi në vesh.
Tani, Mateta më në fund ka dhënë një përditësim sa i përket gjendjes së tij shëndetësore.
Worst ‘tackle’ I’ve ever seen in football. Absolutely shameful assault on Jean-Philippe Mateta by Millwall’s goalkeeper Liam Roberts. He was sent off, but if he did that to someone in the street he’d be jailed. pic.twitter.com/CgbnimbCeQ
— Piers Morgan (@piersmorgan) March 1, 2025
“Po bëj mirë. Shpresoj që të rikthehem së shpejti dhe më i fortë se kurrë. Punë e mirë djema sot”, ka shkruar Mateta në rrjetet sociale.
Palace do të shpresojë që sulmuesi shtatgjatë të rikthehet sa më parë duke ditur se ai ka realizuar 15 gola në 33 paraqitje deri më tani këtë sezon./Telegrafi/