Site icon Telegrafi

Pësoi aksident me makinë, futbollisti nga Liga Premier afër mbylljes së karrierës (Foto)

Është vetëm 26-vjeçar mirëpo gati ta përfundoi karrierën e tij si futbollist.

Mbrojtësi senegalez, Pape Souare pësoi një aksident të tmerrshëm gjatë muajit shtator dhe ende është jashtë fushave të blerta.

Pas aksidentit të pësuar, trajneri i Crystal Palace, Alan Padrew kishte deklaruar se mbrojtësi pritet të mungoi gjashtë muaj.

Mirëpo vetë afrikani ka deklaruar se nuk e di nëse do t’i kthehet fushave të blerta.

“Unë ende nuk e di nëse do të mund të kthehem e të luaj futboll. Nuk është në dorën time”, ka thënë Souare për BBC.

26-vjeçarin e kishin nxjerrë zjarrëfikësit me vështirësi nga makina e tij, ndërsa ai kishte thyer nofullën e tij dhe këmbën.

“Në muajin e parë nuk kam mundur të ha lirishtë. Tani është më mire dhe i falënderohem zotit që jam gjallë”.

“Nëse do të luaj apo jo do të varet vetëm nga dëshira e zotit, shpresoj të mund të luaj sërish dhe mos ta përfundoi karrierën në këtë mënyrë”, tha Souare. /Telegrafi/

Pamje nga makina e aksidentuar e mbrojtësit Pape Souare
Exit mobile version