Femrat të cilat gjatë shtatzënisë shtojnë shumë në peshë, jo vetëm që do të kenë foshnjën më të madhe, por më vonë do ta kenë edhe fëmijën më të rëndë, njofton Reuter Health.
Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Harvardit kanë hulumtuar 12.000 fëmijë dhe tinejxherë, me ç’rast kanë vërejtur se fëmijët, nënat e të cilëve kanë shtuar shumë në peshë gjatë shtatzënisë, kanë qenë të prirë për 42% më shumë që të jenë të trashë në jetën e mëvonshme, si tinejxher.