Site icon Telegrafi

Pesëfishohet çmimi i importimit të rrymës në Kosovë, një megavat gjatë tetorit kushtoi 242 euro

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) njofton se ka pasur shtrenjtim të importim të rrymës në Kosovë.

Sipas KEDS-it, gjatë muajit tetor një megavat është importuar në vlerën prej 242 euro, ku një vit më herët kjo vlerë ishte pesë herë më i lirë.

“Kriza energjetike botërore ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimeve të importit të energjisë. Dallimi është tejet i madh, marrë parasysh që vitin e kaluar megavati është blerë 49 euro, kurse këtë vit 242 euro”, njofton KEDS.

Këtë rritje të çmimit e ka konfirmuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli duke kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike për ngrohje.

“Çmimet e energjisë elektrike të importit janë rritur pesëfish, në krahasim me vitin e kaluar dhe një vit normal. Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”, është shprehur Rizvanolli. /Telegrafi/

Exit mobile version