Arjen Robben ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Bayern Munich, duke fituar gjashtë tituj kampioni dhe duke e shënuar golin e fitore në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2013.
Ai ka qëndruar tetë vite, ndërsa është në vitin e nëntë ne fanellën e kuqe.
Holandezi mbush 34 vjet këtë muaj, por nuk e ka ndërmend të pensionohet.
Së bashku me Franck Riberyn, Robbery ka lënë në stol shumë yje të rinj që ishin ofruar në këto vite.
Bundesliga.com ka zgjedhur pesë prej tyre që janë shumë të talentuar dhe do të mund të shkruanin histori me klubin bavarez, por Arjen Robben i ka larguar, normalisht me paraqitjet e tij.
1) Douglas Costa
Costa erdhi te Bayern nga Shakhtar Donetsk kur trajneri ishte Pep Guardiola në vitin 2015. Brazili luajti në 23 ndeshje vitin e parë, nëntë më shumë se Robben që ishte i lënduar.
Ai sot është te Juventus, pasi në vitin pasardhës nuk kishte hapësira.
2) Xherdan Shaqiri
Shqiptari Shaqiri erdhi nga Baseli në vitin 2012. Në atë kohë me Bayernin ishte i lidhur edhe Marco Reus, por bavarezët zgjodhën lojtarin e Kombëtares zvicerane.
Për të fjalë të mira kishte folur edhe Ottmar Hitzfeld, duke e shikuar si investim të rëndësishëm.
Shaqiri luajti 52 ndeshje në Bundelis dhe shënoi 11 gola, duke fituar çdo trofe të mundshëm me baravarezët. Ai shkoi në huazim te Interi.
3) Mario Gotze
Tjetër blerje e madhe e Bayern që edhi në vitin 2013 nga Dortmund. I konsideruar si ‘Messi gjerman’, ai doli të jetë një zhgënjim i madh.
Ai shënoi 19 gola dhe dha 11 asistime, për tu kthyer përsëri nga erdhi. Në ëktë periudh Robben kishte shënaur 28 gola dhe kishte dhënë 13 asistime.
4) Lukas Podolski
Robben dhe Podolski nuk kishin luajtur kurrë në një skuadër, por klubi gjerman u pajtua që ta largojë lojtarin drejt Koln, për t’i bërë hapësira Robbenit që erdhi në vitin 2009 nga Real Madrid.
Një legjendë e ‘Die Nationalmannschaft’ e 130 ndeshje, por kurrë në kulm te Bayerni.
5) Mitchell Weiser
Weiser është një futbollist i talentuar që erdhi nga Koln në vitin 2012, ku kishte shënuar 20 gola sa ishte në kategoritë e reja.
Ai luajti te Bayern Munich B pak edhe në A për tu liruar pastaj nga klubi.
Aktualisht pjesë e Hertha Berlin. /Telegrafi/