Telegrafi

Pesë emra të mëdhenj janë në garë për postin e trajnerit te Leicester City (Foto)

Leicester City e ka shkruar nga detyra e trajnerit Craig Shakespearen pas tetë muajsh punë.

Ai ishte zëvendësues i Claudio Ranierit që arriti suksesin më të madh në histori të klubit duke i shpallur kampion.

Situata aktuale e klubit nuk është e mirë, pasi gjendën në vendin e 18-të në renditje me vetëm gjashtë pikë.

Shakespeare kishte probleme me lëndimet e lojtarëve dhe kjo bëri që ai të largohet nga King Power Stadium për shkak të mungesës së rezultateve.

Shakespeare, u largua nga pozita e trajnerit

Tashmë në Angli kanë filluar thashethemet se kush do të jetë trajner i ri i Leicester, ndërsa ata i kanë lidhur edhe me personazhet e librave të Shakespeare.

Ancelotti krahasohet me Mbretin Lir, ndërsa Ryan Giggs me Hamletin.

Më poshtë i gjeni pesë emrat më interesant që mund të jenë kandidat për postin e trajneri. /Telegrafi/

5.Carlo Ancelotti  

4.Ryan Giggs   

3.Chris Coleman   

2.Nigel Pearson   

1.Alan Pardew