Leicester City e ka shkruar nga detyra e trajnerit Craig Shakespearen pas tetë muajsh punë.
Ai ishte zëvendësues i Claudio Ranierit që arriti suksesin më të madh në histori të klubit duke i shpallur kampion.
Situata aktuale e klubit nuk është e mirë, pasi gjendën në vendin e 18-të në renditje me vetëm gjashtë pikë.
Shakespeare kishte probleme me lëndimet e lojtarëve dhe kjo bëri që ai të largohet nga King Power Stadium për shkak të mungesës së rezultateve.
Tashmë në Angli kanë filluar thashethemet se kush do të jetë trajner i ri i Leicester, ndërsa ata i kanë lidhur edhe me personazhet e librave të Shakespeare.
Ancelotti krahasohet me Mbretin Lir, ndërsa Ryan Giggs me Hamletin.
Më poshtë i gjeni pesë emrat më interesant që mund të jenë kandidat për postin e trajneri. /Telegrafi/
5.Carlo Ancelotti
4.Ryan Giggs
3.Chris Coleman
2.Nigel Pearson
1.Alan Pardew