Tendosja e duarve di të jetë problem i vërtetë! Prandaj shumë femra heqin dorë pas treningut të mundimshëm, sepse nuk shohin rezultate në disa javë të para…
Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina
Ndonjëherë, është më mirë që ushtrimet për duar t’i bëni me ngarkesë të vogël, në mënyrë që rezultatet të jenë më të mira dhe më të shpejta.
Po ju paraqesim PESË-TOP ushtrimet për duar me pesha të cilat do t’i tendosin për dy javë!
Ushtrimi nr. 1.
Filloni me ngrohje të lehtë të muskujve të duarve. Merrni peshat dhe lakoni duart deri te supet, pastaj ngrini mbi kokë, derisa t’i drejtoni. Është shumë me rëndësi që duart të jenë drejt derisa e bëni këtë ushtrim. Përsëritni 5 seri nga 30 ngritje.
Ushtrimi nr. 2.
Akoma duhet t’i ngrohni muskujt, ndërkaq në këtë ushtrim lozhën e fundit e ngrohni dhe e tendosni në të njëjtën kohë. Vendosni duart në majë të kokës dhe lakoni pas kokës. Përsëritni 5 herë nga 30 ushtrime.
Ushtrimi nr. 3
Bëni një hap përpara ashtu që shputat të jenë në gjerësi të kërdhokullave. Duart janë të shtrira (gjithashtu në gjerësinë e kërdhokullave) nga poshtë me pesha në duar. Lakoni duart ashtu që peshat të arrijnë saktësisht mbi gjoks. Bëni ushtrimin 4 herë nga 25 përsëritje.
Ushtrimi nr. 4
Qëndroni me shputa në gjerësinë e kërdhokullave dhe lakoni pak shpinën dhe përkuluni përpara. Duart janë paralel me kofshët, nën këndin prej 45 gradësh. Tërhiqni duart mbi bel. Këtë ushtrim bëjeni 6 herë nga 15 përsëritje.
Ushtrimi nr. 5
Seria e fundit dhe më kërkuesja, por edhe më efikasja! Nëse keni probleme me shtrirjen e lozhës së brendshme të duarve tuaja, ky ushtrim do t’i tendosë! Ende jeni në gjysmë galiç si në ushtrimin e mëparshëm, mbani duart të shtrira në nivel me gjunjët, pastaj hapni duart ashtu që t’i shtrini anash. Përsëriteni 5 herë nga 25 hapje. Jo vetëm që me këtë ushtrim do të tendosni pjesën më kritike të dorës, por njëkohësisht edhe do t’i forconi shpinën dhe shpatullat. /Telegrafi/