Trajnimi i mirë dhe hyrja në rutinë ditore të ushtrimeve mund t’ju ofrojnë rezultate të shkëlqyeshme afatgjatë.
Megjithatë, me rëndësi është që të zgjidhni programin i cili u përshtatet nevojave tuaja, përkatësisht qëllimit përfundimtar të cilin dëshironi ta arrini.
Shkenca ka konstatuar që për vetëm shtatë minuta stërvitjeje me intensitet të lartë të tërë trupit, mund të arrini rezultate kulmore si në palestër, sipas të dhënave të Kolegjit amerikan të mjekësisë sportive (ACSM).
Për këtë tip stërvitjeje, e gjitha që ju nevojitet janë karrigia, muri, shtatë minuta kohë dhe pak vullnet i mirë dhe qëndrueshmëri.
Po ju paraqesim programet më të mira për ushtrime të cilat do t’i plotësojnë nevojat e gjithkujt, transmeton Telegrafi.
Stërvitja klasike
Kjo stërvitje është më e mira nëse dëshironi vetëm të lëvizni dhe të tendosni trupin.
Stërvitja bazike
Përfshin të gjitha pjesët e trupit dhe fokusohet në qëndrueshmëri.
Stërvitja energjike
Stërvitja energjike është më e mira për zgjimin e energjisë, sepse nuk do të mund të ndaleni.
Stërvitja me rrotullime
Kjo stërvitje është diç më kërkuese prandaj vendosni për të kur të jeni të gatshëm të kaloni në nivel më të lartë.
Stërvitja me hapa vallëzimi
Është e shkëlqyeshme për formësimin e trupit.
/Telegrafi/