Site icon Telegrafi

“Pesë, tentoni të na ndaloni” – është postimi i Bayernit, por Wolfsburgu e rrëmben spektaklin me komentin e tyre

Bayern Munichu e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 5-0 ndaj Bayer Leverkusenit në kuadër të javës së tetë në Bundesliga.

Pas vetëm katër minutash lojë, Robert Lewandowski pranoi një asistim nga Dayot Upamecano, për 1-0.

Sulmuespolak nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin pas gjysmë ore lojë, me Alphonso Davies që ishte asistuesi.

Foto: FlashScore/Prsc

Katër minuta nga goli i dytë, në listë e realizatorëve u fut edhe Thomas Muller për 3-0, derisa Niklas Sule ishte asistues.

Për 4-0 u përkujdes Serge Gnabry që realizoi në minutën e 35-të, me Muller që ishte tani asistues.

Gjermani arriti po ashtu të realizonte golin e tij të dytë pas vetëm dy minutash nga i pari, me Leon Goretzkan që ishte asistues.

Foto: Twitter/Prsc

Nga ky rezultat i thellë, Bayern Munichu në versionin anglisht ka shkruar se të tenton ndokush t’i ndalë ata.

Një reagim epik ishte nga faqja e Wolfsburgut, që e postoi në koment një foto nga personazhi i serialit tashmë të njohur, “Squid Game”. /Telegrafi/

Exit mobile version