Site icon Telegrafi

Pesë të vdekur dhe rreth 50 të lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Iran

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm dhe pasgoditje në provincën jugore të Iranit, Hormozgan.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës pranë bregut, 100 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit provincial Bandar Abbas.

Tërmeti ishte me magnitudë gjashtë ballë, raportoi media shtetërore, megjithëse dy pasgoditje ishin po aq të forta.

Një fshat, Sayeh Khosh, u rrafshua, thanë zyrtarët lokalë.

“Askush nuk u lëndua në dy tërmetet e ardhshme të rënda pasi njerëzit ishin tashmë jashtë shtëpive të tyre”, tha Foad Moradzadeh, guvernator i Bandar Lengeh, një qytet afër epiqendrës.

Ekipet e shpëtimit tani po ofrojnë strehim emergjent dhe po rivendosin furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

Lëkundjet u ndjenë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera fqinje të Gjirit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version