Telegrafi

Pesë të vdekur dhe disa të lënduar – momenti i tmerrshëm kur vetura kalon me shpejtësi përmes një zone këmbësorësh në Guangzhou të Kinës

Policia kineze ka arrestuar një burrë që u fut me shpejtësi me një makinë në një zonë këmbësorësh në Guangzhou, duke vrarë pesë persona dhe duke lënduar 13 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ka ngjallur zemërim të gjerë publik, me shumë njerëz që e akuzuan atë për shënjestrimin e qëllimshëm të njerëzve.

Policia ka ndaluar 22-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.

Përplasja ndodhi të mërkurën gjatë orës së pikut të mbrëmjes në një kryqëzim të ngarkuar në qytetin jugor prej 19 milionë banorësh.

Ndërkohë disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e aksidentit të tmerrshëm dhe njerëzit e vdekur dhe të lënduar në rrugë – me të tjerët të tmerruar. /Telegrafi/